Vajza e Ozzy Osbourne flet për ditët e fundit të babait të saj: Ishte e padurueshme

69
fresco

Aimee Osbourne foli për vitet e fundit të jetës së babait të saj, Ozzy Osbourne, në një nga intervistat e saj të rralla.

Konkretisht, ka folur për shëndetin e tij, duke kujtuar rënien e parë të babait në shkurt të vitit 2019, për të cilën ai përfundoi në spital dhe iu desh t’i nënshtrohej një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Aimee pretendon se ishte traumatizuar dhe nuk ishte në gjendje të shërohej pasi theu qafën, gjë që i përkeqësoi lëndimet që pësoi në një aksident në vitin 2003.

Osbourne po përgatitej për turneun e tij “No More Tours 2”. Anulimi i turneut ishte “dhimbja më e madhe” për të.

“Pas tre muajsh e sollëm në shtëpi, por dhimbja nuk po largohej. Ishte e padurueshme”, tha gruaja e Ozzyt, Sharon Osbourne.

Aimee kujtoi se si babai i saj vizitohej shpesh për kontrolle pas lëndimit dhe operacionit.

Intervista e saj është pjesë e dokumentarit “Ozzy: No Escape From Now”.

“Ne jemi rritur duke besuar se mjekët janë disi superhero, edhe pse janë shumë të aftë, disa prej tyre nuk i kanë përgjigjet”, tha ajo.

Ozzy ndërroi jetë më 22 korrik në moshën 76 vjeçare, disa javë pasi performoi në koncertin e fundit të Black Sabbath.

U krijua një film dokumentar në nder të tij, “Ozzy: No Escape From Now” dhe thuhet se nuk ishte menduar kurrë si një vepër pas vdekjes.

Comments