Berisha pas vrasjes së gjyqtarit Kalaja: Reforma në drejtësi ka prodhuar mosbesim ndaj sistemit

154
fresco

Duke marrë fjalën këtë të enjte në sallën e Kuvendit, Sali Berisha akuzoi ministres e Brendshme, Albana Koçiu, për mashtrim publik lidhur me çështjen e vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja.

– Advertisement –
“Duartrokitjet tuaja pas zisë për gjykatësin tregonin se fytyrat i keni maska dhe maskat fytyra. Se si mund të ndodhë kjo, vetëm ju e dini. Sa i përket ministres së Brendshme, ajo ka bërë mashtrim publik. Askush nuk mund të mbrojë një mashtruese publike, e cila është denoncuar nga KLGJ. Çfarëdo lëvdate që t’i thurni, ajo mbetet një mashtruese publike. Bëni ç’të doni, por ky është fakt. Dua të them se falë reformës në drejtësi sot në vend ekziston një urrejtje masive ndaj sistemit të drejtësisë. Kjo urrejtje nuk është ndaj individëve, por ndaj një sistemi që ua ka mohuar shqiptarëve të drejtën për një proces të rregullt ligjor. Një sistem që, sipas vetë organeve shtetërore, kërkon deri në 15 vite për një vendim gjykate. Një sistem që, për shkak të kësaj vonese të tmerrshme, ka krijuar qindra raste vetëgjyqësie në vend”, tha Berisha.

Comments