
Kandidati i koalicionit VLEN për Komunën e Tearcës, Daut Memishi, ka prezantuar sot web faqen zyrtare www.dautmemishi.com, një platformë bashkëkohore që synon të afrojë qytetarët me administratën komunale.
Përmes kësaj faqeje, banorët e Tearcës do të kenë mundësi të parashtrjnë kërkesat, raportojnë problematikat në lagjet e tyre, si dhe të japin sugjerime për përmirësimin e jetës së përditshme në komunë.
“Ky është një hap drejt komunikimit të drejtpërdrejtë me qytetarët, për të dëgjuar dhe adresuar në kohë reale sfidat dhe nevojat e tyre”, theksoi Memishi.