Serbia s’ndalet së provokuari – arreston shqiptar pse mbante flamurin kombëtar!

165
fresco

Policia e Ministrisë së Punëve të Brendshme në Prokuplje, në bashkëpunim me Drejtorinë e Doganave, ka arrestuar shtetasin shqiptar D. P. (1972), nën dyshimin se ka kryer veprën penale të nxitjes së urrejtjes kombëtare, racore dhe fetare, raporton PressOnline.al.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë kontrollit në pikën administrative të Merdarit, në një automjet të markës Mercedes janë gjetur pesë çanta që përmbanin materiale me simbole të “UÇK”-së dhe të Shqipërisë — përfshirë bluza, flamuj, kapele dhe sende të tjera.

Të dhënat fillestare tregojnë se këto materiale dyshohet se ishin destinuar për t’u përdorur në ndeshjen ndërmjet ekipeve kombëtare të Serbisë dhe Shqipërisë, që pritet të zhvillohet në Leskovc.

I dyshuari është ndaluar për 48 orë dhe do t’i dorëzohet Prokurorisë së Lartë Publike në Prokuplje.

Ministri i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiç, deklaroi se policia serbe “vazhdimisht ndërmerr masa për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike, si dhe për sigurinë në ngjarjet sportive”.

Comments