Komisioni Europian në alarm: Hetim ndaj rrjetit të spiunazhit të lidhur me Hungarinë

146
fresco

Komisioni Evropian ka hapur një hetim mbi raportet se inteligjenca hungareze u përpoq të rekrutonte punonjës të BE-së në Bruksel, për t’i përdorur si informatorë, nën petkun diplomatic.

Rrjeti i dyshuar i spiunazhit vepronte nga Përfaqësia e Përhershme e Hungarisë, e udhëhequr atëherë nga Komisioneri Olivér Várhelyi, i cili tashmë është Komisioner Europian.

Një zëdhënës i Komisionit tha se do të ngrihet një grup i brendshëm për të shqyrtuar akuzat.

Agjentët, të cilët thuhet se u paraqitën si diplomatë të Përfaqësisë së Përhershme Hungareze në BE në Bruksel, thuhet se kanë synuar stafin hungarez në Komisionin Evropian, ku përgatiteshin dhe diskutoheshin dosje të ndjeshme që lidheshin me vendin.

Një përfaqësues i tretë, “D.”, u takua me një zyrtar hungarez në Budapest dhe i kërkoi atij t’i jepte Komisionit dokumente të brendshme, jo-publike, duke e justifikuar kërkesën me “interesin e përbashkët kombëtar”.

Komisioni tha se i mori akuzat seriozisht dhe se bën çmos për të mbrojtur stafin dhe informacionin e tij nga aktivitetet e paligjshme të mbledhjes së inteligjencës.

“Ne do të ngremë një grup të brendshëm për të hetuar këto akuza”, tha zëdhënësi i Komisionit, Balázs Ujvári.

Sipas raporteve, një agjent i fshehtë hungarez ishte gjithashtu i dërguar në Komisionin Evropian, ku ai punonte me dosjet e sigurisë dhe kishte qasje në të dhëna të ndjeshme.

Sipas raportimeve të medias, rrjeti vepronte nën mbulesën diplomatike të Përfaqësisë së Përhershme të Hungarisë në BE në Bruksel.

Shumica e këtyre aktiviteteve ndodhën midis viteve 2012 dhe 2018, gjatë një periudhe kur marrëdhëniet midis Budapestit dhe Brukselit u përkeqësuan për shkak të çështjeve në lidhje me sundimin e ligjit, demokracinë dhe lirinë e medias në Hungari.

Midis viteve 2015 dhe 2019, përfaqësimi i përhershëm drejtohej nga Olivér Várhelyi, i cili tani është Komisioneri Evropian për Shëndetësi.

Comments