Votat e “deleve” shqiptare për “ujkun” Micko!

116
fresco

Po ja more shokë, ashtu siç ka ndodhur me ne shqiptarët në këto tri dekada të demonkracisë maqedone në vend, njësoj edhe sot kemi akoma “dele” shqiptare që votojnë për kandidatë të “pavarur” por që në fakt janë të varur për këmbe dhe për koke, si të përzgjedhurit e “ujkut” Micko.

Kandidatët e përzgjedhur nga “ujku” Micko janë oligarkë të pushtetit, lolo dhe karrieristë, që për shkak të hatërmbetjeve që kanë patur me DUI-n në të kaluarën, i këthyen kurrizin shokëve të tyre të “idealit”, (ku vetëm ideal nuk kanë kanë patur) dhe iu bashkuan “ujkut” Micko për hir të karrierës dhe për një çik pushtet.

Dhe të gjithë këta kandidatë të “pavarur” more shokë po punojnë çdo ditë të fushatës zgjedhore si vullnetarë, duke ia dorëzuar në thertore gjithë vathën me “dele” të shashtisura “ujkut” Micko.

Qëllimi i vetëm i doçëve dhe ogiçëve vredistë në këto zgjedhje është jo rikonfirmimi i legjitimitetit të votës shqiptare dhe as ndryshimi i madh që do të vijë siç thonë ata, por babëzitja për para dhe pushtet, me arsyetimin e neveritës se me qeverisjen tonë lokale shqiptarëve do t’ia kthejmë dinjitetin e nëpërkëmbur ndër vite!

Nëse bën “vaki” more shokë që “delet” shqiptare votojnë me shumicë për të “pavarurit” e Mickos, ahere do të shihet qartë sesi “ujku” Micko do t’i fus në vathë për t’i ruajtur zheleget e tij të përzgjedhur, duke i ushqyer me bar nga stani qeveritar për katër vitet e ardhshme, pastaja për t’u “mjelur” vetëm nga barinjt e stanit qeveritar.

Fundja që thoni ju more shokë ky është dhe qëllimi i “ujkut” Micko, për t’i mjelur “delet e tij shushka” përmes tenderëve sipas parimit tashmë të njohur “Shtatë për Salën, një për lalën”!

Medai Shaholli

Comments