
Një person është ndaluar me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës, nën dyshimin për kryerjen e veprave penale falsifikim i dokumenteve dhe pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal.
V.E. është ndaluar për 48 orë në pikën kufitare Bërnjak më 11 tetor 2025, në kuadër të hetimeve të zgjeruara lidhur me rastin e muajit janar të këtij viti, kur autoritetet zbuluan një laborator të specializuar për falsifikim të dokumenteve.
Ekziston dyshimi i bazuar se, nga një periudhë e pacaktuar kohore e deri më 24 janar të vitit 2025, V.E., në bashkëpunim edhe me të dyshuar të tjerë, duke vepruar si grup i organizuar kanë prodhuar dhe shpёrndarë dokumenteve tё falsifikuara tё rreth 50 shteteve tё botës.
Prokuroria Speciale ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit në Gjykatën Themelore në Prishtinë.
Prokuroria Speciale, në bashkëpunim dhe koordinim me hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, është duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore në përputhje me Kodin e Procedurës Penale.