
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti përmes një video mesazhi ka dal me thirrje për qytetarët për të dal për të votuar.
Ai ka thënë qytetarëve që t’i ftojnë familjarët, miqtë dhe të afërmit që të dalin sa më shumë për të votuar, shkruan lajmi.net.
“Ta shfrytëzojmë këtë ditë të rëndësishme të demokracisë për t’i dhënë drejtim të mirë komunave tona dhe të ardhmes sonë të përbashkët. Nga Prizreni në Mitrovicë, nga Gjakova në Gjilan, nga Peja në Ferizaj, e deri në kryeqytetin tonë, Prishtinë, ashtu që të ndihet fuqia juaj në mbarë Republikën!”, ka thënë Kurti.
Si duket, Lëvizja Vetëvendosje nuk janë të sigurt për një rezultat pozitiv të kandidatëve të partisë së tyre, pasi që të gjithë po bëjnë thirrje për dalje të qytetarëve për të votuar. /Lajmi.net