Albin Kurti: Vetëvendosja është e përgatitur si për qeveri të re, ashtu edhe për zgjedhje të reja

76
fresco

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në një konferencë për media tha se Lëvizja Vetëvendosje po përgatitet për një mandat të tretë qeverisës, por është gjithashtu e gatshme edhe për zgjedhje të reja parlamentare.

“Ne po bëhemi gati që të qeverisim më shumë se kurrë nëpër komuna anembanë Kosovës. Të rikthejmë qeverisjen në kryeqytet dhe, që është shumë më e rëndësishme, të bëhemi gati për qeverinë ‘Kurti 3’. Nëse nuk ka qeveri ‘Kurti 3’, pa dyshim që jemi të gatshëm për zgjedhje të reja parlamentare. Gatishmëria jonë është e plotë, veçse njëherë plani ynë është për qeverinë ‘Kurti 3’. Për këtë po përgatitemi ne, dhe për këtë besoj që duhet të përgatiten edhe të tjerët”, tha Kurti.

Comments