Lista Serbe nuk e fsheh mbështetjen nga Serbia – falënderon Vuçiqin pas zgjedhjeve në Kosovë

124
fresco

Lista Serbe ka pranuar haptazi se shteti i Serbisë ka pasur rol vendimtar në zgjedhjet lokale të mbajtura në komunat me shumicë serbe në Kosovë. Kryetari i saj, Zlatan Elek, ka deklaruar publikisht se “fitorja” e partisë që ai udhëheq është rezultat i mbështetjes së Serbisë.

Në një konferencë për media pas mbylljes së procesit zgjedhor, Elek falënderoi drejtpërdrejt presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq, Qeverinë e Serbisë dhe të ashtuquajturën Zyrën për Kosovë, duke e cilësuar rezultatin si “fitore e Serbisë në Kosovë”.

“Faleminderit presidentit Vuçiq, Qeverisë së Serbisë dhe Zyrës për Kosovë. Kjo është fitore e Serbisë në Kosovë,” – deklaroi Elek, duke lënë të kuptohet qartë ndërhyrja e Beogradit në proceset zgjedhore në Kosovë.

Ndryshe dje, në orët e para kur u hapën qendrat e votimit në Kosovës, Elek bashkë me zyrtarë të tjerë të partisë së tij dhe qindra serbë, në mënyrë të organizuar u nisën drejt kutive të votimit.

E vec pak ditë para se të mbahen zgjedhjet, Serbisë njoftoi për hapjen e 400 vendeve të reja të punës për serbët e veriut.

Comments