Ndalohet një person nga rrethina e Tetovës, sulmoi mjekun dhe policin

73
fresco

Ndalohet një person nga rrethina e Tetovës, sulmoi mjekun dhe policin

 

Më 14.10.2025 në orën 16:00, zyrtarë policorë të SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin M.M.(28) nga fshati Çellopek.

Siç njoftojnë nga SPB Tetovë, ai në Spitalin Klinik në Tetovës ishte sjellë në mënyrë agresive ndaj personelit dhe kishte sulmuar fizikisht L.A.(31) nga f. Zhelinë, mjek në spital, ndërsa ai po përpiqej t’i jepte ndihmë mjekësore. Gjithashtu, pas arritjes së zyrtarëve policorë, M.M. ishte sjellë në mënyrë agresive edhe ndaj tyre dhe kishte sulmuar fizikisht njërin nga zyrtarët policorë.

Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do t’i ngritët kallëzim përkatës.

 

 

Comments