Rreth 9.000 qytetarë në RMV aplikojnë për votim nga shtëpia

81
fresco

Komisioni Shtetëror Zgjedhor në seancën e sotme pranoi një pjesë të ankesave për të drejtën personale të votimit nga persona të sëmurë dhe të pafuqishëm, të cilëve më herët nuk u ishte lejuar të votojnë në kushte shtëpie.

Personat, ankesat e të cilëve janë pranuar, do të duhet ta kenë me vete vendimin e lëshuar nga KSHZ gjatë votimit, pasi që ata nuk figurojnë në Listën Zgjedhore dhe as në pajisjet për identifikim biometrik.

Janë paraqitur rreth 9000 kërkesa për votim në kushte shtëpie, ndërsa afati për dorëzimin e ankesave përfundoi mbrëmë në mesnatë.

Nuk do të votohet për tetë persona nga Shtëpia e të Moshuarve “Aria”, e cila është mbyllur me vendim të Ministrisë për Politikë Sociale.

Comments