Zgjedhjet lokale: VLEN shpalos platformën zgjedhore në Dibër

92
fresco

Koalicioni VLEN mbrëmë mbajti tubim në qytetin e Dibrës. Kandidati i VLEN për kryetar komune, Fisnik Mela, prezantoi programin e bazuar në shtatë shtylla kryesore sikurse reforma në shërbimet publike, arsim cilësor dhe mbështetje për rininë, planifikim urbanistik, sport e kulturë, ekonomi e turizëm, politika sociale dhe komunë me dyer të hapura me qëllim për të pasur një komunë sa më transparente me qytetarët.

“Përzgjedhja e pikës së parë është shërbimet publike pasi kjo shtyllë synon përmirësimin e cilësisë së jetesës në qytet përmes një menaxhimi efikas dhe të qëndrueshëm të nevojave themelore të qytetarëve. Përfshihen: Uji i pijshëm pa ndërprerje, pastërtinë dhe mirëmbajtjen e mjedisit, ndriçimin publik modern dhe efikas, menaxhimin e deponisë, rregullimin e parkingjeve, rregullimin dhe krijimin e parqeve publike dhe përmirësimin e shërbimeve shëndetësore. Këto masa kanë për qëllim të sigurojnë një qytet më të pastër, më të ndriçuar dhe më të rregullt për të gjithë banorët e qytetit”, tha Fisnik Mela – Kandidat i VLEN për kryetar i Dibrës. /Alsat.mk

Comments