E Majta paralajmëron padi në Strasburg pas vendimit të Kushtetueses

90
fresco

Partia politike E Majta pasdite paralajmëroi se do të ngritë aplikacion në Gjykatën Evropiane për të Drejta të Njeriut në Strasbug, pasi që Gjykata Kushtetese e refuzoi nismën e tyre për vlerësim të kushtetueshmërisë dhe legjitimitetit të Udhëzimit të Agjencisë për Shërbime Mediatiake Audio dhe Audiovizuale (ASHMAA), e cila ka të bëjë me shpërndarjen e hapësirës reklamuese gjatë fushatës zgjedhore.

Sipas Të Majtës, Udhëzimi kontestues ka sjellë deri në censurë të plotë të partisë, e cila edhe krahas asaj që është parlamentare nuk ka marrë asnjë sekondë hapësirë mediatike për reklamim gjatë Zgjedjeve lokale. Partia pohon se madje edhe me fonde të veta nuk i është lejuar të reklamohet, për dallim nga, siç theksojnë, “hedhjes milionëshe të parave” nga ana e VMRO-DPMNE-së.

Partia njoftoi se nuk do të ndalet me luftën ligjore dhe institucionale për, siç thonë ata, të drejtat themelore demokratike dhe shprehu besim se Republika e Maqedonisë do ta humbasë procedurën para gjykatës në Strasburg.

Gjykata Kushtetuese sot nuk nisi procedurë pas iniciativës së Të Majtës për të kundërshtuar pjesë të Udhëzimeve të ASHMAA-së për ndarjen e hapësirës mediatike për reklamim politik të paguar në Zgjedhjet lokale. Gjykata vlerësoi se Udhëzimet janë në përputhje me Kodin Zgjedhor dhe paraqesin një operacionalizim teknik të dispozitës ligjore.

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski, theksoi se iniciativa është paraqitur menjëherë para heshtjes zgjedhore dhe se aplikanti, si deputet, ka pasur mundësinë të iniciojë ndryshime ligjore në katër vitet e mëparshme. Ai apeloi për kulturë më të madhe politike dhe akademike nga ana e kryetarit të Së Majtës, Dimitar Apasiev

Comments