
Kryetari i zgjedhur i Drenasit, Ramiz Lladrovci beson se fitorja e tij si pavarur në këtë komunë do ta disiplinojnë udhëheqësin e Partisë Demokratike të Kosovës.
Ai në një takim me mbështetësit e tij, para kthimit “simbolik” në ish-zyrat e PDK-së, ka thënë se të dielën kanë shënuar një fitore që askush nuk e ka arritur deri tash në Kosovë.
“Në histori të Kosovës, akoma askush nuk ka arritur një fitore si tonën. Një fitore shumë, shumë të madhe, e cila besoj se ka me disiplinuar jo vetëm udhëheqësin e Partisë Demokratike, por e dhe partitë tjera”, ka thënë Lladrovci në një konferencë për media të mërkurën.
Ai ka thënë se nuk ka qenë kundër PDK-së dhe folur kundër tyre, por ndaj disa udhëheqsve dhe “bedelëve të tyre”
“Nuk kemi fol kundër PDK-së, por kemi kritiku udhëheqës të caktuan të partisë me ‘bedelët e saj’. Ne do të punojmë. Sot do të shkojmë simbolikisht në zyrat tona ku nga atje kemi korr suksese të mëdha dhe do të punojmë për ta ndihmuar PDK-në, në balotazh”, tha ai.