Arifi: Të gjitha rrugët rajonale në Komunën e Likovës janë të përfunduara

118
fresco

Në kuadër të emisionit “Debat me Fakte”, kushtuar zgjedhjeve lokale të 19 tetorit në Maqedoninë e Veriut, i ftuar në studio ishte z. Erkan Arifi, kandidat i Aleancës Kombëtare për Integrim për Komunën e Likovës.

Gjatë diskutimit për gjendjen e infrastrukturës në këtë komunë, z. Arifi deklaroi se, sa i përket rrugëve rajonale, të gjitha ato janë të përfunduara dhe ndërtuar sipas standardeve bashkëkohore.

Ai gjithashtu theksoi se rrugët lokale, që lidhin fshatrat fushorë, janë të gjitha të asfaltuara. Ndërkohë, për rrugicat brenda fshatrave, kandidati njoftoi se përmes projektit të quajtur “Bashkë Ndërtojmë”, të miratuar nga Këshilli Komunal, është realizuar bekatonizimi i 85% të tyre në të gjithë territorin e komunës.

Në vazhdim, z. Arifi përmendi edhe disa projekte të tjera infrastrukturore, duke veçuar ndërtimin e Sheshit “Beqir Sadiku” në Slluçan dhe Sheshit të Dëshmorëve në fshatin Mateç, si pjesë e planeve për zhvillim urban dhe përmirësim të hapësirave publike në komunë./FaktiDitor.info

Comments