Ahmeti sot organizon takim me liderët e partive parlamentare shqiptare

230
fresco

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti sot i ftoi liderët e partive parlamentare shqiptare në takim të përbashkët në mënyrë që të shqyrtohet implementimi i përcaktimeve programore.

Takimi, siç kumtoi BDI, do të mbahet në Shkup në hotelin “Aleksandar Pallas”. Kësaj thirrje ju janë përgjigjur pozitivisht vetëm Aleanca për Shqiptarët, ndërsa Lëvizja BESA, nuk do të merr pjesë ngaqë siç shprehen ata, do të marrin pjesë në takim vetëm nëse plotësohen disa kushte.

Ata përmes kumtesës propozuan që takimi të mbahet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, ndërkaq si pikë e rendit të ditës të shqyrtohet raporti nga BDI dhe Aleanca për shqiptarët për atë se çka është përfshirë në progrmain qeveritar nga deklarata e përbashkët e partive politike shqiptare dhe me çfarë dinamike ajo do të zbatohet.

Nga BESA propozojnë në takim të diskutohet edhe për përpunimin e planit për Propozim-ligjin për gjuhën shqipe dhe formimin e grupeve të punës për implementimin e tij.

Comments