Në Tetovë: 99 të sëmurë dhe 62 të burgosur marrin pjesë në votim

93
fresco

99 persona të paraqitur si të sëmurë apo të pa aftë si dhe 62 të burgosur që vuajnë dënim në burgun e Tetovës, sot kanë mundësinë për të realizuar të drejtën e tyre të votimit një ditë para ditës së votimit siç e parasheh Ligji. Materialet janë dorëzuar në kohë në burgun e Tetovës dhe procesi po rrjedh sipas rregullores pa asnjë pengesë, thotë Nazmi Dauti nga Komisioni Komunal Zgjedhor i Tetovës. Dauti po ashtu ka shtuar se, në kohë ka filluar edhe shpërndarja e materialeve nëpër gjithsej 117 vendvotime, ku nesër pritet të votojnë rreth 88 mijë votues të regjistruar në listën e votimit.

“Sot bëhet shpërndarja e materialit zgjedhor në gjitha 117 vend votime që janë në kuadër të këshillit zgjedhor komunal. Secili nga këshillat zgjedhor pret në vendvotimin e tij ndërsa komisioni komunal bën shpërndarjen. Po ashtu ditën e sotme nga ora shtatë e mëngjesit ka filluar edhe votimi i personave të cilët janë me vuajtje dënimi në burgun e Tetovës, ku që nga ora 6 e mëngjesit kemi dërguar materialin dhe procesi zgjedhor ka filluar që nga ora 7 e mëngjesit. Sipas komunikimeve me burgun, procesi i votimit është duke u zhvilluar qetë dhe në formë demokratike”, tha Nazmi Dauti, Komisioni Komunal Zgjedhor.

Comments