Policia ndalon personin që qëlloi me armë pas ndeshjes Serbi–Shqipëri

102
fresco

Arrestohet personi që gjuajti me revole pas ndeshjes Serbi-Shqipëri

Është arrestuar në Bujanoc të Serbisë, nga pjestarët e xhandarmerisë serbe, personi me iniciale V.A. (I lindur ne vitin 2002) që dyshohet të ketë gjuajtur me revole pas ndeshjes Serbi-Shqipëri. Tanimë i arrestuari dyshohet se me këtë akt, ka kryer vepër penale “shkaktim të rrezikut të përgjithshëm”.
Dyshohet se pas ndeshjes se futbollit mes Serbisë dhe Shqipërisë, më 11 tetor, ai ka gjuajtur nga pistoleta (revolja), pas përfundimit të ndeshjes nga vetura në lëvizje, shkruajnë mediat serbe.

Comments