Dalje e ulët në votime deri në 9:15 – Vetëm 3% e qytetarëve kanë votuar

40
fresco

Deri në orën 9:15 nga numri i përgjithshëm i votuesve të regjistruar kanë votuar 3,0 përqind e votuesve , informuan nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSZ), njofton Portalb.mk.

Nënkryetari i KSHZ-së, Abdush Demiri informoi se dalje më të ulët të votuesve ka në komunat me shumicë shqiptare, ndërsa dalje më të lartë në komunat maqedonase.

Dalja më e lartë e votuesve është në Vevçani 5,02 përqind, në Gradsko 5,61 përqind, në Kratovë 5,98 përqind, në Makedonski Brodi 4,95…

Dalja më e ulët është në komunat Bogovinë 1,29 përqind, në Gostivar 1,33 përqind, në tearcë 1,78 përqind, në Shuto Orizarë 1,72 përqind.

Demiri informoi se të gjithë vendovitmet ku po zhvillohet votimi janë hapur me kohë në orën 7 të mëngjesit.

Potencoi se deri më tani deri te KSHZ-ja nuk janë pranuar informacione për ndonjëproblem të mundshëm në vendvotime dhe procesi zgjedhor po zhvillohet papengesa.

Maqedonia e Veriut sot mban zgjedhjet e teta lokale që nga pavarësia e shtetit në të cilat zgjidhen kryetarë komunash dhe lista këshilltarësh në 81 njësi të vetëqeverisjes lokale, në 80 komuna dhe në Qytetin e Shkupit. Zgjedhjet lokale e këtij viti do të jenë të parat në të të cilat do të reflektohen ndryshimet demografike të shfaqura nga regjistrimi i popullsisë në vitin 2021. Si rezultat i kësaj, ka ardhur deri te një ulje e numrit të anëtarëve të këshillave komunalë në 14 komuna. Në garën zgjedhore për kryetarë komunash marrin pjesë 5 koalicione, 18 parti politike dhe 57 kandidatë të pavarur. Në garën për mandatet e këshilltarëve, garojnë 6 koalicione, 28 parti politike dhe 67 lista të pavarura të këshilltarëve. 1.832.415 votues të regjistruar në Listën e votuesve kanë të drejtë vote.Dalje e ulët në votime deri në 9:15 – Vetëm 3% e qytetarëve kanë votuar

Comments