Bajram Rexhepi voton: Çdo votë ka rëndësi për të ardhmen

92
fresco

Kandidati i Aleancës për Shqiptarët për Tetovën, Bajram Rexhepi, pas votimit në vendlindjen e tij në Sellcë, u shpreh se çdo qytetar duhet të votojë për të ndryshuar të ardhmen e vendit.

“Sot edhe unë shfrytëzova të drejtën time qytetare për të votuar. Ftoj të gjithë qytetarët që në mënyrë të qetë dhe demokratike të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar, sepse është shumë e rëndësishme – çdo votë është një hap drejt ndryshimit të së ardhmes sonë,” u shpreh Rexhepi nga Sellca./ts

Comments