Prokuroria në RMV njofton për parregullsi gjatë zgjedhjeve

88
fresco

Në lidhje me procesin zgjedhor që po zhvillohet në Maqedoninë e Veriut, Prokuroria Themelore Publike ka vlerësuar se procesi në përgjithësi po zhvillohet qetë, transmeton Portalb.mk.

“Që nga fillimi i votimit këtë mëngjes, nuk janë raportuar incidente ose parregullsi në qendrat e votimit që do të kishin elementë të një vepre penale në zyrat e prokurorive publike dhe në adresën speciale të email-it izbori@jorm.mk”, raportoi Prokuroria.

Ata theksojnë se në PTHP Strumicë ka njoftim se ka fletëvotime të shtypura gabimisht, për çka ishte njoftuar edhe Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, por vlerësojnë se kjo nuk është vepër penale.

Prokuroria raportoi për raste të blerjes së votës në PTHP Veles, Prilep, Kriva Pallankë dhe Sveti NIkollë.

Në njoftim, përkujtohet se qytetarët do të mund të raportojnë parregullsi në adresën elektronike izbori@jorm.mk.

Comments