Limani flet pas votimit: Prioriteti ynë është zhvillimi i Gostivarit

66
fresco

Kandidati për kryetar të komunës së Gostivarit nga koalicioni Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI), Valbon Lumani, sot ushtroi të drejtën e votës së bashku me familjen e tij të ngushtë. Pas votimit, ai theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes qytetare në procesin zgjedhor, duke u bërë thirrje të gjithë qytetarëve të Gostivarit që të dalin në numër sa më të madh dhe të votojnë për të ardhmen që duan.

“Votimi është një akt demokratik dhe shprehje e vullnetit qytetar. Shpresoj dhe besoj që sot do të kemi një dalje të madhe në zgjedhje,” u shpreh Lumani pas votimit.

Comments