Gashi u bën thirrje qytetarëve: Dilni në votime, forcojmë demokracinë
Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, i cili e realizoi të drejtën e tij në zgjedhjet lokale në SHF “Kërste Petkov Misirkov” në Shkup, në deklaratë për media tha se sot është ditë e madhe për demokracinë dhe u uroi faktorëve politikë në shtet për, siç tha, fushatën dinjitoze.
“Ftoj të gjithë qytetarët të dalin në votime dhe të kontribuojnë në forcimin e demokracisë sonë, sepse sepse vota është arma jonë për të ndikuar në të ardhmen e komunës dhe vendit tonë. Ftoj institucionet përgjegjëse që të sigurojnë një proces të rregullt, të drejtë dhe pa incidente, si dhe të gjitha subjekteve politike që ta ruajnë frymën demokratike të kësaj fushate.”, ka shkruar kryetari i kuvendit të RMV-të, Afrim Gashi