Gostivar: Deri në orën 15 kanë votuar 20,95% e qytetarëve

74
fresco

Deri ora 15 në Gostivar kanë votuar 17.350 qytetarë dhe ka dalje prej 20,95 për qind, njoftoi Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ).

Sipas KSHZ-së, deri në konferencën e fundit për shtyp, nuk janë dorëzuar ankesa për parregullsi ose shkelje të procesit zgjedhor dhe siç u tha, votimi në Zgjedhjet lokale po zhvillohet pa pengesa.

Në Komunën e Gostivarit sot qytetarët votojnë për tetë lista me kandidatë për Këshillin komunal dhe katër kandidatë për kryetar komune, prej të cilëve tre janë përkrahur nga koalicioni dhe parti politike, ndërsa një është i pavarur.

Zgjedhjet zbatohen në 121 vendvotime, me gjithsej 82.893 qytetarë të regjistruar në Listën zgjedhore.

Comments