VMRO: Presim fitore bindëse, parregullsitë janë alibi e opozitës
VMRO pret fitore të madhe në këto zgjedhje, tha Timço Mucunski nga kjo parti, duke shtuar se informacionet që flasin për parregullsi dhe akuza që hedhin njolla mbi në procesin zgjedhor i shohin si strategji të LSDM-së dhe kundërshtarëve politikë për alibi për disfatën zgjedhore që sipas tyre duket qartë.
“Do të fitojmë në pjesën më të madhe të komunave. Sot Maqedonia kishte zgjedhje të qeta dhe të suksesshme që përmbushin kriteret më të larta për proces demokratik. Presim fitore të madhe. Disa informacione që flasin për parregullsi dhe akuza që hedhin njolla mbi në procesin zgjedhor i shohim si strategji të LSDM-së dhe kundërshtarëve tanë politikë për alibi për disfatën zgjedhore që duket qartë. Por duam të sigurojmë se fitorja do të jetë e pastër dhe e qartë. Në periudhën e ardhshme do të njoftojmë për rezultatet e zgjedhjeve. Në këtë moment është shumë herët për rezultatet fillestare, por ajo që mund të them është se presim edhe më shumë vota edhe më shumë kryetar komunash”, tha Mucunski nga VMRO.