Bilall Kasami: Qytetarët dhanë mesazhin, të mbrohet vullneti i tyre
Kandidati i koalicionit VLEN për kryetar komune në Tetovë, Bilall Kasami, ka reaguar pas përfundimit të procesit të votimit.
Kasami shkruan në Facebook se tani është rradha e vëzhguesve për të ruajtur votën e qytetarëve .
Statusi i plotë:
Tetova foli. Tani është radha e komisionerëve dhe vëzhguesve ta ruajnë votën e qytetarëve, deri në votën e fundit!
Ju ftoj të qëndroni syçelë dhe të përkushtuar deri në fund