Votat e Diasporës: Me 80% të numëruara, Çeku në avantazh ndaj Ramës

105
fresco

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat nga numërimi i votave nga Diaspora për Prishtinë nga zgjedhjet komunale të 12 tetorit.

Nga 80% të votave të numëruara, kandidati i Vetëvendosjes, Hajrulla Çeku del të jetë i pari aktualisht me 54.90% apo 476 vota. Në vend të dytë është Përparim Rama i LDK-së me 27.68% apo 240 vota.

Në vend të tretë është kandidati i PDK-së, Uran Ismaili me 11.88% apo 103 vota dhe në vend të katërt Besa Shahini e PSD-së me 2.31% apo 20 vota.

Comments