Bashkimi Evropian shpreh shqetësim për ‘flotën e fshehtë’ të Rusisë

126
fresco

Kryediplomatja e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas i ka bërë thirrje bllokut evropian “të jetë më kreativ” në luftimin e “flotës së fshehtë ruse”, përmes së cilës iu shmanget sanksioneve ndërkombëtare të lidhura me luftën në Ukrainë.

Ajo ka thënë se Rusia është bërë shumë kreative në shmangien e sanksioneve, andaj i ka kërkuar Bashkimit Evropian që të jetë më i vëmendshëm.

“Na duhet të mendojmë vazhdimisht se çfarë mund të bëjmë më shumë”, ka thënë Kallas, në nisje të një takimi të ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian në Luksemburg.

Recently Spotted Asteroid Set for Near Miss With Earth
Keep Watching

Kallas ka thënë se BE-ja ka arritur shumë përparim në kufizimin e të hyrave të Moskës përmes sanksioneve, mirëpo që duhet bërë më shumë.

Sipas një dokumenti të përgatitur për takimin e së hënës, flota e fshehtë besohet se përbëhet nga 600 deri në 1.400 tanke ruse që shesin naftë.

Ekspertët që e këshillojnë Kallasin kanë thënë se anijet me naftë, jo vetëm që i kontribuojnë ekonomisë ruse të luftës, por krijojnë edhe rreziqe masive për ambientin dhe sigurinë detare.

Sipas tyre, aksidentet në të cilat do të mund të përfshiheshin këto anije do të shkaktonin rrjedhje nafte dhe ndotje tjera shtesë nëpër zona detare, çka më pas do të kishte efekte shkatërruese në ekosistem dhe peshktari.

Shumica e këtyre anijeve është thënë të kenë pak hollësi për pronësinë dhe nuk kanë sigurim.

Moska është e varur nga kjo flotë që ka vepruar në fshehtësi me vite, për t’iu shmangur çmimeve tavan për naftën ruse që i ka vendosur Bashkimi Evropian.

Aty përfshihen anije të vjetra, të cilave nuk iu dihet pronësia dhe kanë ekipe të trajnuara për të fshehur origjinën e mallit.

Madje besohet që disa anije i ndalin sistemet satelitore të identifikimit automatik, ose transferojnë naftën në disa palë duar për t’i humbur gjurmët.

REL

Comments