Komisioni shtetëror i zgjedhjeve ka përditësuar rezultatet finale të 19 tetorit në nivel lokal. Koalicioni VLEN është fituese te kampi shqiptar me 9 komuna, prej të cilave 5 i ka fituar që në raundin e parë si Çairin, Sarajin, Haraçinën, Zhelinën dhe Tearcën, ndërsa në 4 është në balotazh.
Çair – Izet Mexhiti – 51,8% (15,733 vota)
Saraj – Muhamet Elmazi – 50,2% (9,664 vota)
Haraçinë – Daut Beqiri – 51,2% (2,662 vota)
Zhelinë – Blerim Sejdiu – 54,2% (5,661 vota)
Tearcë – Daut Memishi – 54,6% (5,247 vota)
Nga ana tjetër, Aleanca Kombëtare për Integrim ka fituar që në raund të parë ka fituar në Likovë, Pllasinicë dhe Çashkë. AKI më shumë vota ka edhe në Gostivar dhe Vrapçisht, por këtu ka gjasa të përsëritet votimi për shkak të mosarritjes së pragut të nevojshëm.
Çashkë: Suat Shaqiri nga AKI mori 50,7% (2,322 vota)
Likovë: Erkan Arifi nga AKI mori 61,7% (6,662 vota)
Pllasnicë: Alija Jaoski nga AKI mori 64,4% (1,356 vota)
Vrapçishtë: Isen Shabani nga AKI mori 88,1% (6,050 vota)
Gostivar: Valbon Limani nga AKI mori 61,3% (16,949 vota)
Në Tetovë, Bogovinë, Dibrër dhe Dollnen VLEN dhe AKI do t’i matin forcat raundin e dytë. Në Tetovë, Bilall Kasami nga VLEN prinë me 3,756 vota ndaj Bajram Rexhepit nga AKI. Në Bogovinë, gara është shumë e ngushtë, me vetëm 88 vota diferencë mes Feti Abazi nga VLEN dhe Beshnik Emshiut nga AKI. Në Dibër, Fisnik Mela nga VLEN kryeson me 1,279 vota ndaj kandidatit të pavarur Ramadan Imeri, ndërsa në Dollnen, Blerim Islami nga VLEN prinë me vetëm 22 vota ndaj Sashko Veljanovskit nga VMRO-DPMNE.
“Tetovë: Bilall Kasami nga VLEN prinë me 3,756 vota ndaj Bajram Rexhepit nga AKI
Bogovinë: Feti Abazi nga VLEN dhe Beshnik Emshiu nga AKI kanë vetëm 88 vota diferencë
Dibër: Fisnik Mela nga VLEN prinë me 1,279 vota ndaj kandidatit të pavarur Ramadan Imeri
Dollnen: Blerim Islami nga VLEN prinë vetëm 22 vota ndaj Sashko Veljanovskit VMRO-DPMNE”, thonë nga KSHZ.
Si kandidat i pavarur i Strugës Mendi Qyra, prinë me vetëm 215 vota diferencë, që do të shkoj në balotazh kundërkandidatit të AKI Arsim Dalipi. Në komunën e Studeniçanit prinë kryetari aktual si i pavarur, Azem Sadiku me 559 vota diferencë ndaj kundërkandidatit të AKI Ejup Abazi, të cilët do të shkojnë në balotazh pas dy javësh, përkatësisht më 2 nëntor ku do të mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve në të gjitha ato komuna ku nuk kishte census apo që rezultati ka qenë i ngushtë ndërmjet kandidatëve./tv21