Kryetari i Butelit i drejtohet Hoxhës së Butelit: S’më uroi fitoren – e pres si kandidat të BDI-së
Kryetari i komunës së Butelit, Darko Kostovski, ka komentuar mungesën e urimit nga Hoxha i Butel 2 pas fitores së tij në zgjedhje. Ai tha se Hoxha nuk gjeti forcë të përgëzonte për suksesin e tij, ndoshta për shkak të humbjes së thellë që pësoi.
“Kërkoj që ai të reflektojë, sepse ende dëshiron të bëhet politikan. Unë e pres atë si kandidat të BDI-së në zgjedhjet e ardhshme në Butel, nëse partia nuk shpërbëhet,” tha Kostovski.
Ai gjithashtu përmendi nevojën për zhvillim në komunë, duke propozuar hapjen e projekteve historike si ujësjellësi për lagjen Luboten, i cili ka munguar për 30 vjet, si dhe mundësinë e ndërtimit të një kopështi në Butel 2.
“Përshëndetje dhe shëndet të mirë,” përfundoi Kryetari i Butelit, Darko Kostovski.