Bedri Lika reagon ndaj fotografisë së kryetarit të Butelit: “Nëse nuk i hapni sytë, do t’ua hapin!”

130
fresco

Hoxha Bedri Lika ka reaguar ashpër ndaj kryetarit të ri të Komunës së Butelit, i cili në ditën e parë të mandatit të tij është fotografuar para një kishe, në vend që të dërgojë një mesazh uniteti nga zyrat e komunës. Duke theksuar përbërjen shumëfetare të Butelit, ku jetojnë qytetarë të besimit islam dhe të krishterë, Lika e ka cilësuar këtë veprim si vazhdim i diskriminimit institucional.

“Ky kryetarë i cili pretondon, se është i barabartë për gjithë qytetarët e Butelit, duke pas parasysh, se në Butel kemi të përkatësis islame dhe krishtere, në ditën e parë të mandatit, në vendë që të fotografohet nga zyret e komunës, fotografohet pas kishës për ta dëshmuar se do të vazhdojm me diskriminim! NËSE NUK I HAPNI SYT, DO TUA HAPIN!”, ka shkruar hoxha Lika në një postim të publikuar në rrjetet sociale.

Comments