Mexhiti: Zgjedhjet ishin referendum politik që u fitua nga VLEN-i

89
fresco

Kryetari i Komunës së Çairit dhe njëri nga liderët e koalicionit VLEN, Izet Mexhiti ka deklaruar se zgjedhjet lokale të 19 tetorit në Maqedoninë e Veriut kanë tejkaluar kuptimin e një gare komunale, duke u shndërruar në një referendum për ndryshim dhe legjitimitet politik në kampin shqiptar, tha ai për Ora News.

“Normal që bashkë me qytetarët kemi festuar deri në orët e mëngjesit. Është fitore e madhe, sidomos në këto zgjedhje të cilat nuk ishin vetëm zgjedhje lokale, por shumë më tepër, ishin një betejë për legjitimitetin, një lloj referendumi,” deklaroi Mexhiti në një prononcim për media.

Ai theksoi se Çairi dhe Tetova ishin epiqendrat e këtij referendumi politik.

“Pikërisht në Çair dhe Tetovë u përqendrua vëmendja. Në Çair e kemi përfunduar në raundin e parë, ndërsa në Tetovë jemi në epërsi bindëse me mbi 4 mijë vota, diferencë e paarritshme për BDI-në dhe opozitën shqiptare,” shtoi ai.

Sipas Mexhitit, kjo fitore konfirmon vullnetin e qartë të qytetarëve për ndryshim, duke e shndërruar koalicionin VLEN në forcën e re përfaqësuese të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Comments