Hasani: VV s’do arrijë të formojë Qeverinë – priten zgjedhje të reja

89
fresco

Deputeti i PDK-së, Nait Hasani shprehet skeptik dhe nuk beson se LVV-ja i ka numrat për ta bërë Qeverinë, përkundër siç thotë ai deklarimeve të VV-së e që sipas tij janë retorika të tyre.

‘’Mendoj se Gjykata Kushtetuese ka qenë dashur të bëjë një deklarim, por problemi qëndron tek Qeveria. Kanë deklaruar se i kanë numrat, dhe atyre iu kanë mbetur edhe pesë ditë’’, thotë ai.

Sipas Hasanit, ai akoma nuk e di se në cilin komision është, nuk e ka parë programin qeverisës sipas të cilit do të duhej të diskutohej.

‘’Nuk e dijmë në cilat komisione jemi, as nuk e di ku jemi. Duhet me pasur një program qeverisës për me diskutu, me debatu programin. Kështu që këto janë retorike, as nuk i ka numrat, as Gjykata nuk ka marr ndonjë vendim. Java që po vie ai duhet deklarohet. Në momentin që e ka marr mandatin nga Presidentja ky është dashur të deklarohet’’, tha ai per Front Online.

Deputeti i PDK-së, si mundësi reale i sheh zgjedhjet dhe jo një formim të mundshëm të Qeverisë.

‘’Nëse nuk i ka numrat duhet vazhdohet me procedurat e tjera. Kurti është i pari si kandidat, prap për herë të dytë i takon partisë së parë, por me kandidat tjetër dhe nëse dështon prap, atëherë i takon partisë së dytë e cila e pranon apo nuk e pranon, nëse e pranon i ka numrat, nëse nuk e pranon nuk ka numrat, por besoj shkohet në zgjedhje’’, u shpreh Hasani.

Comments