Fisnik Mela: Projekti i parë për rininë nis në Dibër

94
fresco

Kandidati i koalicionit VLEN për Komunën e Dibrës, Fisnik Mela, ka nisur menjëherë me punë konkrete në terren, duke filluar realizimin e projektit për Terenin Sportiv Multifunksional (Poligonin), me mbështetje nga Ministria e Sportit.

“Sot, bashkë me këshilltarët dhe aktivistët tanë, ishim në terren për realizimin e këtij projekti që do t’i shërbejë të rinjve dhe komunitetit. Ky është vetëm fillimi i investimeve që po vijnë për Dibrën. Rinia jonë meriton më shumë — dhe ne do ta bëjmë këtë realitet”, deklaroi Mela.

Ky projekt shënon hapin e parë të një sërë investimesh të reja që pritet të gjallërojnë jetën sportive dhe rinore në qytet.

Comments