Kurti arrin në samitin e Procesit të Berlinit – pritet nga Sekretarja e Shtetit britanike

136
fresco

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka arritur në Samitin e Procesit të Berlinit.
Ai është pritur nga Sekretarja e Shtetit të Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Yvette Cooper.

“Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mbërriti në Samitin e Procesit të Berlinit, i cili po mbahet në Londër, ku u prit para hyrjes në Samit nga Sekretarja e Shtetit për Punë të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Yvette Cooper”, thuhet në njoftimin e ZKM.

Comments