VLEN shpall mbështetjen për Dimitrievskin në raundin e dytë në Kumanovë
Kandidati i ZNAM për kryetar të komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski është takuar me Izet Mexhitin nga VLEN. Dimitrievski thotë se ka marrë mbështetjen e VLEN për raundin e dytë, ku do të përballet me kundërkandidatin Goran Stojkovski.
“Dorë e shtrirë! Sot realizova një takim me kryetarin e ri të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, sekretarin organizativ të Alternativës, Bashkim Murtazin dhe deputetin Daniel Stojçevski.
Në një bisedë të ngrohtë dhe të sinqertë me përfaqësuesit e partnerit të koalicionit VLEN, mora mbështetje të sinqertë dhe të fuqishme për raundin e dytë në Kumanovë — mbështetje që pasqyron realitetin multietnik dhe multikulturor të qytetit tonë, e cila jep energji dhe motiv shtesë për të vazhduar përpara në realizimin e projekteve në interes të të gjithë qytetarëve të Kumanovës”.
“Faleminderit të gjithëve që e njohin dhe e mbështesin vizionin për të ardhmen e Kumanovës dhe të Maqedonisë. Së bashku do të vazhdojmë ta ndërtojmë qytetin tonë dhe të punojmë në interes të bashkëqytetarëve tanë kumanovarë”, ka shkruar Dimitrievski.