Regjim i posaçëm trafiku sot në qendër të Shkupit

113
fresco

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se sot në qendër të Shkupit do të ketë regjim të posaçëm trafiku për shkak të mbajtjes së një gare atletike.

Trasa e garës përfshin lëvizjen nga parku “Gruaja luftëtare”, përmes Urës së Gurit, rrugës “Iljo Vojvoda”, trotuarit të urës “Goce Dellçev” dhe përgjatë brigjeve të lumit Vardar, e më pas në të njëjtën drejtim në kthim. Për këtë arsye, për trafikun do të mbyllet rruga “Iljo Vojvoda”, sipërfaqet për këmbësorë dhe pjesa e brigjeve ku do të kalojnë pjesëmarrësit e garës.

Njësia për Siguri në Trafikun Rrugor pranë SPB Shkup do të ndërmarrë masa për rregullim të veçantë të qarkullimit, ndërsa trafiku do të devijohet në rrugët përreth.

MPB u bën apel qytetarëve që të respektojnë udhëzimet e policisë, të cilët do të jenë të pranishëm përgjatë rrugëve ku do të zhvillohet aktiviteti.

Comments