Bajrami: VV s’i kishte votat për Qeverinë – po shkojmë drejt procesit të zgjedhjeve të jashtëzakonshme

41
fresco

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami pas dështimit të votimit për qeverinë e re ka thënë se VV s’i kishte numrat ani pse kishte thënë që le të formohet Kuvendi se për këtë i kanë numrat.

Ajo tha se vendi po shkon drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

“VV nuk i pat numrat për të formuar qeverinë, përkundër faktit kanë potencuar se le të formohet Kuvendi se i kanë numrat. Ajo çfarë ndodhi sot është që ne po shkojmë drejt procesit të zgjedhjeve të jashtëzakonshme. Është e rëndësishme që qytetarët ta kuptojnë që partia fituese po e kthen besimin te qytetarët për shkak të mugnesës së paaftësisë së tyre për të formuar një koalicion”, tha Bajrami.

Comments