Loredana falenderon publikisht Adeyemin për kujdesin ndaj Hanës

29
fresco

Reperja me famë ndërkombëtare, Loredana ka falenderuar publikisht bashkëshortin e saj, futbollisit e Dortmundit, Karim Adeyemin për kujdesin që ai tregon ndaj Hanës, vajzës së saj dhe Mozzikut.

Në rrjetet e saj sociale ajo ka publikuar një video të dyshes, ku shihen së bashku duke vrapuar në stadium, shkruan IndeksOnline.

”Përgjithmonë mirënjohëse që më trajton mua sikur të isha e jotja”, thuhej në postimin e bërë.

Comments