Bajrami: Kurti tradhtoi votuesit e tij, tregoi se ka vullnet vetëm për pushtet

52
fresco

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Hykmete Bajrami ka reaguar në rrjetet sociale në lidhje me dështimin e formimit të Qeverisë ”Kurti 3”.

Ajo tha se Kurti tradhtoi votuesit e tij dhe se ditën e sotme dëshmoi se ai ka vullnet vetëm për pushtet dhe nuk i intereson shteti e as jeta e qytetarëve.

”Albin Kurti e dëshmoi sot se ka vetëm vullnet për pushtet. Nuk i intereson shteti e as jeta e qytetarëve të Kosovës.

Doli se nuk i ka numrat. Dhe sot sikur ishte i lumtur për këtë fakt, duke prezantnuar kabinetin imagjinar për një Qeveri të re. Mashtrimin, propagandën, krimin, korrupsionin dhe keqqeverisjen do ta ndëshkojnë me votë qytetarët e Kosovës!” ka shkruar Bajrami.

Comments