Një 44-vjeçar, i shpallur në kërkim nga autoritetet në Kosovë, u arrestua në Tepelenë në kuadër të operacionit të koduar “Operacionalja 70”.
Nelson Shehu ishte në kërkim pasi Gykata Themelore e Gjakovës, Kosovë, me vendimin e datës 06.02.2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Interpol Tirana do të kryejë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Kosovë.

