Mickoski: Opozita mund të kërkojë zgjedhje, por ne nuk i mbështesim

83
fresco

Pas takimit me kandidatin e VMRO-DPMNE-së për Komunën e Bërvenicës, Hristijan Mickoski para gazetarëve u përgjigj edhe për thirrjen e Bashkimit Demokratik për Integrim për zgjedhje të parakohshmë parlamentare, informon Telegrafi Maqedoni.

Ai tha se nuk dëshiron zgjedhje të reja në këtë moment, por sipas tij, është e drejtë që opozita të kërkojë zgjedhje sa herë të dëshirojnë.

“E kam thënë dhe po e përsëris, nuk dua zgjedhje të parakohshme parlamentare. E kërkon BDI-ja madje sipas tyre edhe mund të kenë të drejtë të kërkojnë mirëpo që të mos vijmë deri në atë situatë, politikanët duhet të tregohen të përgjegjshëm dhe punëtorë përballe obligimeve që i kanë marrë. Unë përkrah çdo njeri që është punëtor dhe i dobishëm, pavarësisht se nga cili etnitet është”, tha Mickoski.

Ai tha se me në qytetin e Kërçovës pret fitore, duke shtuar se edhe koalicioni VLEN nuk e përkrah Fatmir Deharin nga AKI, si kandidatin e vetëm shqiptar në balotazh.

“Edhe koalicioni VLEN nuk bën thirrje që të votohet një person si Fatmir Dehari. Edhe Fatmir Limani dha mendimin e tij që qytetarët duhet vetë të zgjedhin, prandaj duhet të vendosin vetë kërçovarët se si do të veprojnë më udhëheqësinë në krye të komunës”, tha Mickoski.

Mickoski shtoi se pas përfundimit të zgjedhjeve në OBRM-PDUKM do të mbahet edhe kongresi I partisë.

Comments