“WTF, pse po rren”, “qetësohu” – Përplasje e ashpër mes Xhenetës dhe Gresës pas debatit për Instagramin
Pas intervistës së mbrëmshme në emisionin “Prive by Liberta Spahiu”, ku Gresa Gashi foli për raportin e saj me Xheneta Fetahun dhe faktin që kjo e fundit e kishte zhdukur nga rrjetet sociale, situata mes dy ish-banoreve të “Big Brother VIP Kosova” ka marrë përmasa publike.
Vetëm pak orë pas transmetimit, Xheneta Fetahu ka reaguar ashpër në Instagram, duke e akuzuar Gresën për gënjeshtra dhe për manipulim të publikut.
“Wtf edhe qita e pash po ti moj Gresa, a m’shkruve para do dite n’private pse m’ke hek, ta jepa përgjigjen pse duhesh me dalë e me rrejt publikisht”, ka shkruar ajo hapur në komente.
Në anën tjetër, Gresa i është kundërpërgjigjur me tone më të qeta, duke sqaruar se intervista ishte realizuar më herët.
“Kjo intervistë u bo ma herët oj zemër, qetsohu chill”, ka shkruar ajo.

