Ledina Çelo 48 vjeçe në rozë, bukuri që s’ka dozë

83
fresco

Këngëtarja e njohur shqiptare Ledina Çelo ka tërhequr sërish vëmendjen e ndjekësve me një paraqitje plot elegancë dhe sensualitet, shkruan IndeksOnline.

48-vjeçarja është shfaqur me një fustan të gjatë rozë, që i thekson linjat dhe nxjerr në pah elegancën e saj karakteristike.

Pamja e ngrohtë dhe plot shkëlqim ka bërë që ndjekësit të vërshojnë me komente dhe pëlqime në postimin e saj më të fundit.

Ledina, e njohur për stilin e rafinuar dhe prezencën e saj të fuqishme skenike, vazhdon të dëshmojë se mosha për të është vetëm një numër, ndërsa hijeshia dhe klasi mbeten pjesë e pandarë e saj.

Comments