Shkup, 27 tetor – Në Nerez të Shkupit, kandidati i VMRO-DPMNE-së për qytetin e Shkupit, Orce Gjorgjievski, së bashku me kryeministrin Hristijan Mickoski dhe kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, janë takuar me banorët për të biseduar për problemet e këtij vendbanimi të Shkupit.
Përvec problemeve në Nerez të Shkupit, është biseduar edhe për Komunën e Karposhit, së bashku me kryetarin e ardhshëm të kësaj komune, Sotir Lukrovski.
Banorët e këtyre vendbanimeve meritojnë vëmendje dhe trajtim të vecantë nga pushteti lokal dhe qendror.
Përndryshe, në margjina të këtij takimi është biseduar edhe për bashkëpunimin midis VMRO-DPMNE-së me VLEN për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale që do të mbahet me 2 nëntor.
Afrim Gashi ka marrë garanca nga kryeministri Hristijan Mickovski së do të ketë përkrahje në raundin e dytë të zgjedhjeve në të gjitha komunat, por sidomos në Dibër të kandidatit të VLEN, Fisnik Mela.

