Shkëndija-Vardari: Ndeshje e ngushtë, vetëm një gol i shënuar

80
fresco

Në stadiumin e Tetovës sot u zhvillua ndeshja ndërmjet Shkëndijës së Tetovës dhe Vardarit. Në këtë ndeshje, mysafirët përmes penaltisë arritën të e fitojnë më rezultat 0-1, transmeton Portalb.mk.

Futbollistët e Shkëndijës shkaktuan një penalti e cila u shndërrua në gol nga Babunski në minutat e para të pjesës së dytë.

Besart Ibraimit në fund të ndeshjes i anulohet një gol, që sipas gjyqtarit dhe Komisionit të Federatës së Futbollit të Maqedonisë ishte pozitë jashtë lojës.

“Në minutën e 88-të, pas ndërhyrjes së sistemit VAR, goli i Shkëndisë u anulua me të drejtë për shkak të një situate jashtë loje të paligjshme, ku përfshihej golashënuesi i golit, Besart Ibraimi”, vlerësoi Federata.

Kjo ishte ndeshja e fundit e javës së dhjetë në futbollin e Maqedonisë së Veriut. Në këtë javë, Vardari ngjitet në vendin e parë me 24 pikë, e ndjekur nga Struga me një pik më pak, ndërsa Sileksi dhe Shkëndija kanë nga 21 pikë.

Bashkimi i Kumanovës gjendet në pozitën e pestë më 18 pikë, ndërsa Arsimi e teta me 11 pikë. Në fund të tabelës gjendet Shkupi me vetëm një pik.

Kampion i Ligës së Parë në sezonin 2024/25 është shpallur Shkëndija e Tetovës, ndërsa Vardari është fitues i Kupës.

Në sezonin 2025/26 në Ligën e Parë do të luajnë Shkëndija, Struga, Shkupi, Bashkimi dhe Arsimi që u kualifikua nga Liga e Dytë për herë të parë.

Në çerekfinale të Kupës së Maqedonisë së Veriut janë kualifikuar këto ekipe: Shkëndija e Haraçinës, Struga Trim&Lum, Sileksi, Rabotniçki, Detoniti, Ohri Liknidos dhe Vardari. Përbërja çerekfinale do të plotësohet më 19 nëntor pas ndeshjes ndërmjet Shkëndijës së Tetovës dhe Tikveshit.

Comments