Grabitja e shekullit në Luvër: Dy të arrestuar heshtin përpara hetuesve
Dy të arrestuarit për garbitjen e ndodhur në muzen e famshëm të Luvrit zgjodhën të mos u përgjigjën pyetjeve të hetuesve. Ata e bënë këtë duke përdorur “të drejtën për të heshtur “. Ata janë mbajtur në zyrat e shërbimit të prokurorisë speciale të Parisit, që nga dita kur u arrestuan nga autoritetet franceze.
Mediat e huaja shkruajnë se dy të arresturit janë persona të njohur për autoritetet franceze. Ata kanë kryer një seri vjedhjesh të cilat kanë të bëjën me shkelje prone, fyerje dhe dëmtime trupore, por pa pasur një lidhje me rrjetet e krimit të organizuar.
Hetimet u mbështetën në një mori provash mjeko-ligjore të mbledhura në vendin e grabitjes, një skenë që është bërë e famshme në botë dhe është fotografuar gjerësisht ditët e fundit. Identifikimi i të dyshuarit të parë, një 39-vjeçar me shtetësi të dyfishtë franko-algjeriane, u bazua në flokët e gjetur brenda një helmete motori të braktisur nga autorët gjatë arratisjes.
Personi i dytë i arrestuar, një francez me origjinë nga Mali, u identifikua përmes ADN-së në jelekun e verdhë që mbante veshur kur përdori një makinë ngritëse për të arritur në fasadat e galerisë dhe për të hyrë në brendësi. Arrestimet u përshpejtuan kur autoritetet zbuluan se njëri prej të dyshuarve ishte gati të hipte në një fluturim për në Algjeri nga aeroporti i Roissy-t. Pavarësisht kërkimeve të gjera, dy anëtarë të grupit që po prisnin jashtë muzeut mbi skuterë me motorët ndezur janë ende në kërkim.Dy të arrestuarit për garbitjen e ndodhur në muzen e famshëm të Luvrit zgjodhën të mos u përgjigjën pyetjeve të hetuesve. Ata e bënë këtë duke përdorur “të drejtën për të heshtur “. Ata janë mbajtur në zyrat e shërbimit të prokurorisë speciale të Parisit, që nga dita kur u arrestuan nga autoritetet franceze.

