Miliona shishe plastike mbulojnë lumin Vardar në Tetovë(VIDEO)

104
fresco

Një video e pabesueshme e ndotjes së madhe të lumit Vardar u publikua nga portali i Tetovës Tetovo Info. Në lumin pranë fshatit Kopance të Tetovës ka miliona shishe plastike, transmeton FaktiDitor.info

Shiu i rrëmbyeshëm që ka rënë ditët e fundit ka rritur nivelin e Vardarit, dhe uji në rritje po tërheq mbeturina nga dhjetëra deponi të paligjshme përgjatë brigjeve të lumit nga burimi i tij në rajonin e Gostivarit deri në vendin ku janë bërë pamjet filmike.

Comments