Vengu: 274 kandidatë fitues nisin shërbimin në Forcat e Armatosura

99
fresco

Rekrutimet në Forcat e Armatosura vetëm në fazën e parë të vitit 2025, u rritën me 67,1%.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu u shpreh sot, se numri gjithnjë e në rritje i aplikantëve për rekrutë tregon besimin e shtuar tek Forcat e Armatosura si një mundësi karriere dinjitoze në shërbim të Atdheut.

Sipas Vengut, 274 kandidatë fitues pas përfundimit të studimeve të mesme nga faza e tretë e rekrutimit i bashkohen 447 kursantëve të regjistruar që prej fillimit të 2025.

Vengu tha se këta rekrutë bëhen pjesë e Forcave të Armatosura nëpërmjet një prej shumë dyerve të hapura për të rinjtë e të rejat e vendit.

Në çdo fazë të rekrutimeve në vitin 2024 mesatarja e regjistrimeve ishte 237 ushtarakë, ndërsa vetëm në fazën e parë të vitit 2025 janë regjistruar 353 të rinj e të reja.

Forcat e Armatosura po shndërrohen në një strukturë tërheqëse për karrierë jo vetëm për të rinjtë nga jeta civile, por gjithnjë e më shumë edhe për ata që tashmë shërbejnë në uniformë.

Comments